News

“Kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në BE?” Spartak Ngjela ngre çështjen shqetësuese për vendin tonë: Rama duhet të tërhiqet

Share on the social medias

Avokati, Spartak Ngjela ka ngritur disa pyetje për kryeministrin Edi Rama në lidhje me dhënie e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor.

Ngjela shkruan se Rama duhet të tërhiqet nga kjo çështja pasi ka shumë rrezik për vendin tonë.

Postimi i plotë:

“Kërkesa e Edi Ramës për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është:

Është kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian?

Është kërkesë e rretheve antiperëndimore për të penetruar qetësisht në Perëndim?

Apo kjo është mendjelehtësi e kryeministrit shqiptar që nuk e njeh historinë dhe prandaj nuk i kupton dot dasitë historike Lindje-Perëndim?!

Nuk ka më rëndësi se cila nga këto pyetje i takon Ramës, se, fakti që këto dhe të tjera pikëpyetje si këto ngrihen në këtë çështje, ai duhet të tërhiqet.

Megjithëse, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë.

Të shohim…”, ka shkruar Ngjela.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.