Jonida Maliqi i rikthehet “dashurisë së parë”

Jonida Maliqi ka bërë një rikthim, këngëtarja shqiptare pas një pauze i është rithyer “dashurisë së parë”, muzikës.

Ajo është rikthyer fuqishëm ku më në fund publikoi këngën “I need you” me Obie Kellz, gjysmë shqip, e gjysmë anglisht.

Me këtë rast Jonida bëri një status ku tregoi për rikthimin e saj e madje dha edhe një premtim.

“Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë, ky është një premtim s’ka më pushime! uroj ta shijoni dhe te kërceni po aq sa unë në këtë vit që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, – ka shkruar Jonida.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.