
Aktorja Arjola Demiri fitoi nga “Big Brother VIP” një shtëpi me vlerë më të madhe se çmimi i reality show-t, megjithatë njëra prej dëshirave të saj nuk u plotësua prezantimi i “Portokallisë”.
Kujtojmë se deklarata e Arjolës kur nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland, u komentua shumë.
Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”.
“Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë.
Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, – tha Demiri.
Moderimin e “Portokallisë” nuk mundi ta marrë, megjithatë ajo do të prezantojë një emision tjetër.