News

Ja kush janë 3 politikanët e lartë në PD që mund të zëvendësojnë Sali Berishën pasi të përzihet nga selia blu me vendim gjykate

Share on the social medias

Prej dorëheqjes së Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike dhe kalimin e selisë blu në duart e “Foltores” përmes një vendimi të paprecedent, partia më e madhe e opozitës ndodhet në një situatë të vështirë. Por ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi zoti Alibeaj e apeloi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Sot që flasim të gjithë sytë e demokratëve janë tek Gjykata e Apelit, teksa burime pranë PD i thanë gazetës se më e favorizuar është pala e udhëhequr nga deputeti Alibeaj. Pra shtatori është vendimtar se kush do e drejtojë të ardhmen Partinë Demokratike. Nga burimet e gazetës “SOT”, pasi ish-kryeministri Sali Berisha të përzihet nga selia blu me vendim gjykate, për të marrë drejtimin e saj po lakohen tre emra. I pari është ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. Pas tij vjen kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe emri tjetër i lakuar është Jorida Tabaku.

Ndërkohë, konflikti mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të komanduar të Partisë Demokratike, Enklejed Alibeaj brenda PD, sa vjen edhe thellohet.

Një rikthim i bujshëm i Bashës, strukturat janë gati

Burime të sigurta për gazetën “Sot” bëjnë me dije, se pritet një rikthim i bujshëm i Lulzim Bashës në krye të selisë blu në shtator. Informacione brenda zyrës së shtypit të Bashës, paralajmërojnë surpriza për “Foltoren”, gjithashtu bëjnë me dije se Basha i ka pritur me qetësi zhvillimet e fundit në selinë blu. Terreni për ndryshime në PD ka filluar të përgatitet që tani, pasi situata brenda “Foltores” është kaotike. Situata nuk është në favor të Sali Berishës. Strukturat në jug janë kundër kryefoltoristit, po ashtu edhe ato në Shkodër i kanë dalë kundër. Krerët e degëve janë në gadishmëri të Lulzim Bashës. Pra çdo lëvizje është në favor të Lulzim Bashës. Gjithashtu ka sinjale dhe nga figura të tjera, që paralajmërojnë një rikthim të mundshëm të Bashës. Analisti i njohur Lutfi Dervishi është shprehur pak kohë më parë se Lulzim Basha ka një axhendë dhe po punon për rikthimin e tij. “Ka axhendë. Ai pret kohën e tij dhe punon për një rikthim. Nuk e di sa shanse ka dhe sa kohë i kushton kësaj axhende, por nuk besoj se është i shkëputur”, ka deklaruar analisti.

Alibeaj nis takimet

Nga ana tjetër diçka po thuret brenda PD, pasi Enkelejd Alibeaj ka nisur së fundmi takimet me demokratët. Ai po mundohet që marrë pas vetes demokratët duke bërë takime nga dita në ditë. Edhe pse jemi në mesin e muajit gusht ku politika është në qetësi, deputeti ka nisur konsultimet për hartën territoriale, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme. Alibej ka nisur të mobilizojë demokratët dhe duket se ai që preket është Berisha, pasi rrezikon t’i ikin dhe ata mbështetës që ka. Pra, të gjitha këto lëvizje së fundmi, po bëhen për shkak se Berisha nuk premton të ardhme në krye të PD, për shkak se është izoluar ndërkombëtarisht, si dhe për arsye se ka zërë se gjykata do të rrëzojë ish-kryeministrin, duke i hequr të drejtën për të drejtuar selinë blu, shqetësime këto që janë ngritur edhe nga strukturat. Pra, Basha dhe Alibeaj kanë më shumë shanse edhe për faktin se i kanë gati strukturat, pasi gjithë krerët e Partisë Demokratike në degët e vendit, janë rreshtuar krah tyre, ndonëse Berisha i ka dubluar me besnikë të tij.

Del në skenë dhe emri i Tabakut

Edhe pse nuk ka shfaqur në publik shenja se preferon postin e kryetarit të Partisë Demokratike, emri i saj nuk përjashtohet nga lista, duke parë edhe betejen dhe forcën e saj për të mundur qeverinë. Zëri i saj nuk mungon asnjë ditë për të ngritur zërin e qytetarëve, apo edhe për të denoncuar aferat që implikojnë qeverinë. Por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim, pasi Vendimi i shtatorit do tregojë shumë për të ardhmen e PD.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.