Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël, ndan publikisht lajmin emocionues (FOTO)

Një lajm i ëmbël vjen nga një prej ish-banoreve më të famshme të “Big Brother Albania 9”. Gerta Shino është shtatzënë dhe lajmin e ka ndarë vetë ajo përmes një videoje në kanalin e saj në Youtube.

Gerta prej disa kohësh nuk ka qenë aktive në rrjete sociale dhe zbuloi se arsyeja është pikërisht kjo.

Ish-banorja, e cila jeton me bashkëshortin e saj në Norvegji, tregoi se nuk e ka kaluar shumë lehtë këtë periudhë prandaj priti që gjithçka të shkonte mirë e më pas të ndante lajmin me ndjekësit.

Ndër të tjera ajo tregoi edhe sesi ia dha këtë lajm bashkëshortit e familjarëve.

I urojmë shtatzëni të mbarë Gertës.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.