News

Ilir Meta del në konferencë të jashtëzakonshme për situatën në veri të Kosovës

Share on the social medias

Ish-Presidenti Meta dënoi në emër të Partisë së Lirisë veprimet e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës duke theksuar se BE duhet që t’i tregojë Beogradit që çdo veprim për destabilizimin e rajonit do të ndëshkohet.

Meta tha se qeveria e Shqipërisë duhet të pozicionohet qartë në krah të Kosovës.

“Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kiri minale në Veri të Republikës së Kosovës”, tha Meta duke theksuar se Serbia mbylli kufijtë mbrëmë, kurse Rama mbylli gojën për 24 orë.

“Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë”, tha Meta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.