News

Ilir Meta del në konferencë dhe zbulon postin që i ka dhënë Edmond Haxhinastos

Share on the social medias

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku theksoi edhe një herë se prioritet i Partisë së Lirisë është referendumi.

Meta tha se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shteti padrejtësisht.

“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë. Dita e praktikimit të referendumit do jetë shumë e afërt, dita kjo që do jetë dita e ndarjes një herë e përgjithmonë me sundimin e pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi problem jo vetëm legjitimiteti, por dhe te kjo pakicë vendimet merren nga një pakicë fare e vogël. Pakica pak e madhe janë mish për top, siç ishin patronazhistët.”, tha Meta.

lir Meta prezantoi sot edhe Edmond Haxhinasto si koordinator të kësaj force politike për Programin Politik.

Duke folur në daljen e tij të parë publike, Haxhinasto tha se objektivi kryesor i PL-së është rikthimi i referendumeve, si e vetmja mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin te politika.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.