Magazine Showbizz

Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik (VIDEO)

Share on the social medias

Mbrëmjen e sotme është mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” koncerti “The Alpha Show” i reperit Rigels Rajku, i njohur për të gjithë shqiptarët si Noizy.

Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, pasi është shkëputur për disa momente energjia elektrike.

Në një video të publikuar, turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Reperi i njohur ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncertin që pretendohet të jetë më i madhi i rrymës Hip-Hop që është zhvilluar në Shqipëri, ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.