Magazine Showbizz

“Ia tregoj unë qejfin”, vokalisti i njohur shqiptar shpërthen kundër Elvana Gjatës

Share on the social medias

Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”, vazhdon të jetë i përfolur për ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”. Ai tentoi të këndonte në skenën e festivalit këngën “Mora fjalë”, pa qenë i ftuar.

Krasniqi hodhi akuza të rënda kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por nuk e ka lënë me kaq.

Në një intervistë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës.

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe. Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe keriecenim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit. Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk di tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, tha ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.