I jep shans Antonelës, por jo Mevlanit? Ledjana i habit të gjithë me deklaratat e saj

Ledjana Prenga, ish konkurrente e Përputhen ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Bashkë me Kristën, Tean, Fatmën dhe Olesian ato kanë luajtur ruletën e telefonit.

Një ndër dënimet për Ledjanën ishte: Dërgoji një mesazh Antonelës dhe kërkoi një takim.

Ndonëse fillimisht Ledjana ka ngurruar duke thënë se e ka bllok edhe atë, më pas i ka nisur një mesazh nga adresa e punës, ku i shkruan se ka ardhur koha që të lënë mënjanë të gjitha inatet dhe se ka parë një intervistë që është shprehur se mund të jenë edhe shoqe.

Gjithashtu i uroj shumë suksese në punën e saj, Ledjana përmendi dhe faktin se ka dëgjuar që Antonela në një intervistë ka thënë se mund të bëhej shoqe me Ledjanën, pasi tani i jep të drejtë për disa gjëra në lidhje me Mevlanin.

Asaj gjithashtu i ra një dënim në lidhje me Mevlanin, dënimi ishte ta merrte në celular dhe ti kërkonte një takim, gjë që Ledjana e refuzoi ajo tha se nuk ja ka numrin dhe se me siguri ai po e ndjek dhe i tha në moment: ”Mevlan nuk e dua një takim me ty, kështu është kur ja bën vetes.”

Ledjana gjithashtu shtoi se nuk ka ruajtur asnjë marrëdhënie me Mevlanin, se nuk ja dëgjon as këngën edhe se nuk dëshiron ta pyesin për të, madje prandaj ka bërë edhe statuse konfuze për publikun, i cili shpesh ka menduar se ka nisur një marrëdhënie të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX