Greta Koci e zbulon publikisht se është martuar, flet për jetën e re në Vienë

Pas shumë zërave dhe thashethemeve, Greta Koçi, si rrallëherë vendosi të flasë për jetën private.

Gjatë një interviste me Ermal Peçin për “Abc e pasdites”, këngëtarja tregoi se është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë, por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj, është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës… unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri, më duket sikur po marr frymë më lirisht… është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur, partneri jeton atje, por më origjinë është shqiptar.” – u shpreh Greta.

Në lidhje me një dasmë të mundshme, Greta tha se mbetet ende diçka personale, por është në planet e afërta të çiftit.

E pyetur në lidhje me një fëmijë të mundshëm, Koçi u përgjigj:

“Është normale, kur vjen një moshë dhe e konsolidon familjen, kjo është pyetja, por kjo gjë nuk ka parashikim, gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt… kurdo që të vijë është e mirëpritur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX