Magazine Showbizz

“Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time”, kujt ia dedikon këto fjalë Einxhel?

Share on the social medias

Prezantuesja Einxhel Shkira, ka fituar shumë ndjekës e dashamirës që janë mbështetja më e madhe e të gjithë personazheve të njohur.

Shpesh jemi mësuar që fansat t’i surprizojnë në mënyrë nga më të ndryshme idhujt e tyre e vetëm pak më parë, Einxhel ndau me ne një foto shumë të ëmbël ku tregoi se i kishin lënë një buqetë me lule në derën e shtëpisë. Për këtë veprim kaq të bukur, bukuroshja u shpreh:

“Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time”

Së fundmi, Einxhel dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.