Georgina i blen veturë luksoze partnerit të saj Ronaldos (VIDEO)

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo ka festuar ditëlindjen ai ka marrë një tjetër dhuratë nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa duke qenë një admirues i automjeteve, tashmë dihet se cila është dhurata.

Më 5 shkurt, superylli i futbollit i ka mbushur 37 vjet dhe me këtë rast dhurata e tij e ditëlindjes ka qenë një Cadillac Escalade në vlerë prej 150.000 funtesh (178.000 euro).

Ditë më parë, Georgina e publikoi një video në Instagram, në të cilën e shfaqte momentin kur e ka befasuar portugezin me veturën e re.

“Gëzuar 37 vjetorin e lindjes, dashuria e jetës time, të duam pa kufi, babai më i mirë dhe partneri më i mirë i jetës që Zoti ka mundur të na zgjedhë, meritor për të gjitha gjërat e mira që të kanë ndodhur, ti je përsosmëria dhe frymëzimi”, ka shkruar partnerja e portugezit në postimin e saj.

VIDEO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Leave a Reply

Your email address will not be published.