News

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis dosjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Share on the social medias

Analisti i njohur Genc Burimi ka analizuar dje në media lëvizjet në mjedisin politik shqiptar gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se qeveria e Edi Ramës gjendet midis 3 pozitave. Sipas Burimit, rreziku më i madh që i mbetet qeverisë së Ramës është dosja e inceneratorëve ku janë vjedhur 400 milionë euro dhe një koktej morleotovi, që sipas tij përbëhet nga koerreupsioni dhe inflacioni në rritje.

Nisur nga vizita e kreut të SPAK, Arben Kraja në SHBA, analisti nënvizoi se Kryeprokurori mund t’i ketë paraqitur amerikanëve “gjëra shumë të rënda”, që mund të çojnë para drejtësisë edhe Edi Ramën. Por, po sipas tij, amerikanët sot nuk kanë një xhoker në politikën shqiptare për t’i dhënë kompetencat për drejtimin e vendit, pasi janë në konflikt me kreun e PD, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por njëherësh nuk është se e simpatizojnë fort Ramën, që ju mbetet alternativë e vetme.

“Duhet të kuptoni se Rama nuk drejton i vetëm. Ka mbrapa një tutor që janë amerikanët. Jemi një lloj kolonie amerikane se vendosin SHBA-të bashkë me të. Sot në siklet mund ta vendoste një dosje tepër e rëndë që e ka në dorë SPAK-u. Është dosja e inceneratorëve. Por mua nuk më pëlqen ajo vizita e zotit Kraja në SHBA, ku takoi qeverinë amerikane. Ç’punë ka prokurori i vendit tim, i SPAK-ut t’i japë llogari amerikanëve.

Kraja mund të ketë thënë shiko se kam gjëra shumë të rënda. Pro amerikanët i kanë thënë thirr Ramën, ata që qëndrojnë pranë tij, por edhe Berishën dhe Metën për ta balancuar. Se kanë problem fare amerikanët që SPAK-u të përndjek as Berishën, as Metën, as Ramën. Por po e bën një gjë të tillë ata destabilizojnë vendin. Se kush do ia zërë vendin Ramës. Nuk ke sot një xhoker që të mbajë peshën e ekonomisë, e gjeopolitikës. Sot kjo luhet, se ka një vakum politik, nuk kanë një kartë amerikanët për të zëvendësuar Ramën”, deklaroi analisti Genc Burimi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.