Fustane deri në 12 mijë euro? Leonora Jakupi: Kam veshje nga 5 euro (FOTO)

Këngëtarja ka demantuar lajmet e mediave të shkruara lidhur me pretendimet se vishet shtrenjtë.

Leonora Jakupi, shpesh është komentuar në media rozë se veshjet e saj kanë shifra të larta parash.

E ftuar në programin e moderatores, Bieta Sulo, “Ftesë në 5”, artistja shqiptare u deklarua se mund të ketë diçka aty-këtu ndonjë veshje që ka kosto të lartë.

“Nuk janë të vërteta realisht, ka diçka aty këtu që mund të ketë një kosto më të lartë, por që gjithmonë duhet me e ble një material me e qep me ndonjë dekorim por që jo, realisht nuk iu kushtoi shumë gjërave materiale rendësi.

Por që si vajza që jemi, kemi dëshirë ta ndjekim një çikë edhe modën”, – tha Leonora.

Tutje, e pyetur se sa është shuma e parave për veshjen me të lirë nga garderoba e saj, Leonora tha se ka veshje më të lirë, prej 5 deri në 10 euro.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.