News

Frrok Çupi paralajmëron ‘goditjen’ e madhe që do marrë Sali Berisha në shtator

Share on the social medias

Analisti Frrok Çupi u shpreh mbrëmjen e djeshme në një interviste televizive se sa i takon Sali Berishës, pas “shpalljes non grata nga dy aleatë të mëdhenj”, pritet të ndodhin shumë gjëra në shtator.

“Pritet të ndodhë që, e para nuk ka një parti legale dhe mund të mos jepet fare vendim nga gjykata, bilës gjykata ka mundësi të mos ngatërrohet fare me punët e politikës dhe me statusin e sotëm Berisha nuk ka parti. Nëse do të hyjë në fushë me një grupim të paligjshëm do të dënohet me ligj. Ky është hapi minimal, hapi i parë,” – u shpreh Çupi.

Çupi tha se rreth Berishës janë mbledhur ish-zyrtarë të tij dhe se ai nuk ka mbështetës.

Sipas analistit jo kushdo e kupton se ç’do të thotë që Amerika të të shpallë ‘non grata’ dhe rrjedhimisht jo të gjithë njerëzit janë të aftë të kuptojnë se Berisha nuk duhet mbështetur më në mënyrë kategorike.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.