Florjan Binaj zbulon për herë të parë arsyen e veçantë pse zgjodhi emrin Vjosa për vajzën, tregon vendimin e tij të rëndësishëm

Aktori shumë i dashur i publikut shqiptar, Florjan Binaj, më datë 20 janar u bë baba për herë të tretë, lajmi i surprizoi të gjithë pasi ata e kishin mbajtur të fshehtë këtë lajm. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa, ashtu si emri i lumit.

Florjani i cili ka qenë një nga aktivistët më të mëdhenjë për shpalljen e Vjosës në Park Kombëtar, ka treguar së fundmi se morën vesh shtatzëninë e bashkëshortes kur po lundronin së bashku pikërisht në këtë lumë.

Ai tha se nuk kishin si t’i vendosnin emër tjetër vajzës, ndërsa shtoi se është i pakënaqur me shpalljen e lumit Vjosa si Park Natyror.

“Vjosa është mirë, jam shumë i lumtur si baba i tre fëmijëve, emri i Vjosës erdhi shumë natyrshëm, jo vetëm për mbrojtjen që i kemi bërë Vjosës, por edhe për faktin që kur morëm vesh që nusja ishte shtatzënë po lundronim në Vjosë, nuk mund ta kishte ndryshe emrin, Vjosa u shpall “Park Natyror” dhe jam i pakënaqur sepse nuk e meriton këtë status, lë vend për të ndërtuar hotele, nuk e mbron, s’do reshtim lufetën për ta shpallur park kombëtar”, – tha aktori.

FOTO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Leave a Reply

Your email address will not be published.