News

Flet qytetarja nga Durrësi: Edi Rama është kryeministri më i mirë në botë, punë ka, por njerëzit janë dembelë

Share on the social medias

Në një koncert të organizuar nga bashkia e Durrësit, një qytetare nuk i ka kursyer lavdet për Kryeministrin Edi Rama, ku ajo thotë se ai është më i miri në botë, së bashku me qeverinë.

Ndër të tjera, pensionistja thotë se populli “është” se i “jep ai drejtim”.

Ajo shton se rinia është shumë e lumtur dhe e gëzuar dhe se punë ka të duash.

Gjithashtu, ajo thotë se puna s’ka tangërllik dhe kushdo që do të fitojë bukën e gojës, të shkojë të punojë.

“Kryeministri që kemi ne është më i miri në botë. E gjithë qeveria. Tani të dal edhe te politika. Se i jep drejtim ai, që jemi ne. Për rininë duhet të bëhet më shumë po ka sa të duash për rininë. Rinia është shumë e lumtur, e gzume. Punë ka sa të duash zemër. Puna s’ka tangërllik. Do me hongër bukë, shko puno!”,-shprehet gruaja për kamerat.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.