Fifi i tregon Granitit se dashuron dikë jashtë, ja ç’këshillë i jep ai

Fifi dhe Granit Cana janë dy nga emrat më të komentuar në ambjentet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë shfaqur shpesh-herë afrimitet me njëri-tjetrin, gjë që ka nxitur zërat se mes tyre mund të ketë lindur diçka.

Madje, prej disa ditësh Fifi ishte ajo që insistonte të shkëmbente një puthje në buzë më këtë të fundit, gjë e cila nuk ndodhi kurrë.

Për më tëper, Graniti deklaroi se Fifin e thjesht thjesht si një shoqe dhe nuk mund të ketë ndjenja për të.

“I thashë që e dua shumë si person, por s’mund të ndodhi diçka mes nesh”, – ka pohuar Graniti teksa i ka treguar banorëve situatën.

Së fundmi Graniti i ka treguar Fifit dhe të gjithë banorëve brenda shtëpisë lidhjen e fundit të dashurisë dhe ashtu siç mund të pritej për “të marrë hak” edhe Fifi ka rrëfyer se dashuron dikë jashtë dhe i ka kërkuar këshilla konkurrentit.

“Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?” – tha Fifi.

“Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë.” – e ka këshilluar Graniti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX