Magazine Showbizz

Fifi dhe Adisi do martohen së shpejti? Deklarata e fundit i surprizoi të gjithë

Share on the social medias

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar jo pak me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa.

Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë.

Teksa ka marrë pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar- “Urime! Mas juve Inshallah”.

Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket të ardhmes së afërt apo të largët.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.