News

Erdogan teston makinën e parë turke TOGG

Share on the social medias

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kreu një provë të prototipit të fundit të makinës së parë turke TOGG.

“Shpresojmë të kemi hapjen zyrtare të fabrikës TOGG në Gemlik më 29 tetor”, tha Erdogan në ceremoni.

Ai vuri në dukje se makina TOGG do të jetë në rrugët në Turqi tashmë në tremujorin e parë të 2023.

“Ne do ta vëmë makinën turke në dispozicion të popullit tonë dhe pjesës tjetër të botës, pavarësisht atyre që thonë: ‘Nuk mund ta bësh, nuk mund ta prodhosh’”, shtoi Erdogan.

Menaxhmenti i grupit TOGG, i themeluar në vitin 2018, prezantoi prototipin e parë të një automjeti elektrik në vend në dhjetor 2019.

TOGG synon të prodhojë një milion automjete në pesë klasa të ndryshme deri në vitin 2030.

Në janar, makina e parë turke TOGG u ekspozua në panairin më të madh në botë të elektronikës së konsumit “CES 2022” në Las Vegas.

Menaxhmenti i TOGG njoftoi se koncepti i makinës së parë autoktone turke u lançua për të krijuar një markë globale, prona intelektuale dhe industriale e së cilës i përket 100 për qind të Turqisë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.