“Ëmbëlsirat dëmtojnë shëndetin, po pa to nuk bëhet”, Taulant Balla ‘thumbon’ Presidentin Ilir Meta (FOTO)

Mark Zuckerberg njoftoi para disa ditësh se gjiganti i rrjeteve sociale Facebook do të ndryshonte emrin dhe do të quhej Meta. Pikërisht ky emër nuk u la pa komentuar në vendin tonë dhe në rrjetet sociale nisën të qarkullonin batuta dhe meme me Presidentin Ilir Meta.

I radhës që ka bërë humor me emrin e ri të Facebook është kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ai ka shpërndarë në mediat sociale një foto nga disa ëmbëlsira me logon dhe emrin e ri të Facebook.

“Ëmbëlsirat dhe sheqeri bëjnë keq për shëndetin, por s’bëhet pa to,” – shkruan Balla.

Më pas ai ka bërë një “koment sqarues”: “Bëhet fjalë për emrin e ri të Facebook, jo për Presidentin në detyrë të RSH.”

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX