Edhe Tuna fillon pushimet në Dubai (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna, ka nisur pushimet së bashku me familjen, si destinacion të këtyre pushimeve ka përzgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubain.

Ajo duket se po kalon një periudhë të mrekllueshme bashkë me dy djemtë e saj, Tianin dhe Zenin.

Ndërkohë që është aktive në rrjete sociale, artistja nga Maqedonia ka publikuar një sërë imazhesh duke treguar momentet e lumtura të tyre, thuhet se në pushime me Tunën është edhe ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.

36-vjeçarja vitet e fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika për shkak të fokusit që kishte në jetë private.

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.