E martuar me burrë të moshuar për letra? Ish-banorja e ‘BBV’ i jep fund thashethemeve

Daljet e saj mediatike marrin gjithmonë vëmendje të madhe. Herën e fundit u përfol se ajo ishte martuar për letra, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Xheisara Frisku, ish banore e “BBV”, e cila tregoi se si qëndron e vërteta në emisionin ‘Abc e Pasdites’, ku theksoi se gjithçka flite është e pavërtetë.

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete si psh thashethemi i martesës… në fund të ditë po, u martova.

Çfare problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo.

Zgjohem në mëngjes, dal të pijë kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua, këto janë batuta që i lëshojë herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj.

Një ndër gjërat që dëgjova ishte dhe puna e letrave, bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jetën private”, – u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.