Magazine Showbizz

“E ke marrë Markun për lekë” Rudina Dembacaj shpërthen keq dhe i përgjigjet ashpër ndjekësit

Share on the social medias

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit mendime apo këshilla për tema të ndryshme.

Ajo nuk i kursen as debatet apo kritikat për personat që i shkruajnë, të cilëve shpeshherë iu përgjigjet publikisht.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një bashkëbisedim virtual që aktorja zhvilloi me ndjekësit e saj.

Rudina publikoi një pyetje të një ndjekësi i cili shkruan: “Pse e more Markun vetëm për lekë?”

Nuk ka munguar një përgjigje as nga ana e aktores së humorit e cila shkruan: “Po pse kaq zili o non, pse?! S’të ka dashur si Marku mua? Po hape mendjen se ndoshta gjen dhe ti dashuri.”

Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër.

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.