E ëma befason Donald Veshajn, shtanget nga mesazhi që merr në telefon

Pak ditë më parë, Donaldi vendosi ta dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të botës për ndjekësit e tij, duke bërë të mundur që falë komenteve poshtë postimit të përzgjidhen 7 çifte.

Megjithatë mes shumë komentuesve që nuk kanë munguar edhe personazhe publikë apo miq të Donaldit, ka qenë edhe mamaja e tij. Ajo në fakt i ka shkruar të birit në mesazh duke i thënë: “Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon”.

“Ndërkohë mami im”, shkruan Donaldi krah postimit, duke nënkuptuar se edhe ajo po e pret me padurim momentin kur ai do të zbulojë fituesit e udhëtimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.