News

“Drejt kolapsit total”, Ilir Meta del në konferencë për shtyp dhe jep alarmin: Kemi paralajmëruar

Share on the social medias

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e papërgjegjshmërisë së menaxhimit të borxhit publik. Në një komunikim me gazetarët, ish-Kreu i Shtetit tha se situata ekonomike në vend po shkon drejt kolapsit total.

Ilir Meta: Do të doja të ktheheshim në situatën e brendshme, në mënyrë të veçante në atë ekonomike. Kemi paralajmëruar që papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt një kolapsi të plotë të situatës ekonomike në vend.

Borxhi publik, i cili është ende i paqartë për shkak të mungesës së transparencës tashmë rrezikohet edhe nga faktorë të rinj, sikurse kemi të bëjmë me rritjen e normës së interesave.

Banka është angazhuar në rritjen e normës së interesave dhe ka paralajmëruar se ky është një proces që mund të vazhdoje.

Borxhi i brendshëm është mbi 35% e borxhit total

Borxhi i jashtëm është 34% e borxhit total dhe interesat janë rritur. Parashikohet një rritje në shtatori dhe çdo borxh i jashtëm do të ndikohet nga rritja e normës së interesit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.