Donaldit i ndodh e papritura në Shkup, ndërhynë edhe policia (VIDEO)

Ish banori i “BBV”, Donaldi dy ditë më parë ka qëndruar në Kosovë, ku ka dërguar pikturën e Adem Jasharit tek familja e Jasharajve.

E gjatë ditës së djeshme ai pati paralajmëruar se do të shkonte në qendrën tregtare në Shkup, madje ai ftoi të gjithë fansat e tij që nëse dëshironin ta takonin mund ta gjenin atje.

Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, por pak prej vetë aktorit, pritja që i është bërë ka kaluar çdo parashikim.

Shumë të rinj, vajza, djem, por edhe persona në moshë kanë shkuar për ta takuar dhe për të realizuar foto, madje për të mbajtur rendin ndërhyri edhe policia.

Donaldi duket i emocionuar në postimet që po qarkullojnë dhe me siguri ndikuesi kryesor që i bëri bashkë kaq shumë njerëz, është fama që ai morri në “BBV” .

Si duket ai ka arritur të marrë një numër të madh të fansave falë këtij reality show.

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.