Donaldi tregon historinë e trishtë të jetës së tij, Semi shpërthen në lot (VIDEO)

Donaldi tregon historinë e trishtë të jetës së tij, Semi shpërthen në lot.

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj janë dy nga konkurrentët më të përfolur në ‘Big Brother Vip’.

Ditën e djeshme ata kanë zhvilluar provën javore ku me një gotë verë para ata kanë rrëfyer histori të ndryshme nga jeta e tyre, ndërsa ajo e Donaldit ishte mjaft prekëse.

Aktori ka treguar se kur ka ardhur për herë të parë në Tiranë nuk ka patur mundësi të paguajë qeranë e kështu pronari e ka nxjerrë nga shtëpia.

Ai ka shtuar se në atë kohë njërëzit kanë filluar të qeshnin me të dhe se më vonë këtë histori kishte filluar ta tregontë në show-n ku merrtë pjesë.

“S’kishim paguar qiranë dhe ne bënim show dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shpija, dhe njerëzit qeshnin me këtë. Situatën tonë i mbushnim batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, s’kisha as rroga se i kisha te shpija ku pronari kishte mbyll derën. Të duket vetja si Xhoker”, – tha Donaldi.

Nga ky rrëfim i aktorit të humorit, Semi nuk ka rezistuar dot dhe ka shpërthyer menjëherë në lot.

Në fund ata ngritën një dolli për shëndetin dhe jetën.

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX