Magazine Showbizz

Dojna Mema bëhet nënë për herë të parë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur për djalin

Share on the social medias

Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj.

Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.

Teksa tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram vetëm pak minuta më parë, ku ka postuar një copëz nga momenti pas lindjes me djalin e saj të posalindur në krahë.

Dojna ka treguar emrin e vogëlushit, Nolan Sata dhe se ka ardhur në jetë në 20.08.2022, pra ditën e djeshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë Dojna ka realizuar një fotosesion artistik që na i ka bërë ‘sytë zemra’ në ditët e fundit të shtatzënisë.

Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në episodin e fundit të ‘Më lër të flas’.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.