Magazine Showbizz

“Do të doja të rikthehesha tek vetja ime atë kohë” Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën?

Share on the social medias

Bruno Shemsho është një ndër ish-konkurrentët më të përfolur të “Përputhen”, ai arriti të gjente dashurinë në program, por disa kohë pasi doli çift me Florjana Gjinin u përhap lajmi se dyshja janë ndarë.

Së fundmi Bruno ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku pyetjet më të shpeshta kanë qenë në lidhje me partneren e tij ‘ideale’ dhe cilësitë apo ‘problematikat’ që shikon tek një femër, mirëpo mes tyre nuk ka munguar as pyetja nëse do dëshironte të rikthehej me ndonjë nga ishat e tij ku mund të themi se pyetja i referohej romancës së tij me Anën.

“Jo jo, do të doja të rikthehesha tek vetja në atë kohë, kur qeshja me të madhe dhe nuk më dukej dobësi të ndjeja” – u përgjigj Bruno ndërsa e shoqëroi dhe me disa vargje:

“Ajo me mori në telefon dhe më tha: Dua që ti të vuash, e ke shumë të lehtë. Ty nuk të intereson asgjë, dua që ti të vuash Në fakt: Nuk jam aq budalla sa të sfidoj zemrën kështu që fillova të vuaj menjëherë”.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “News 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës.

Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar, megjithatë ish-konurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë./Panoramaplus.al/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.