Magazine Showbizz

“Do qash si unë” Ledjana Prenga sapo konfirmoi lidhjen e re (FOTO)

Share on the social medias

Ndonëse sot ajo është e njohur nga Përputhen, ky program i ka kushtuar asaj netë të tëra pa gjumë.

Kështu është shprehur Ledjana Prenga, e cila përveç të mirave ka renditur edhe gjërat negative që ka përjetuar nga emisioni i dashurisë.

Në një bisedë virtuale në Instagram, ish-konkurentja e Përputhen ka ndarë eksperiencën e saj me një ndjekës që pritej të futej në këtë program dhe shfaqej i frikësuar.

Si për t’i dhënë zemër, Ledjana i ka treguar momentet e saj më të këqija në emision të cilat e kanë bërë më të fortë.

“Maksimumi do qash si unë, do marrësh ca pauza, s’do të zërë gjumi disa netë rrjesht nga komentet, por të gjitha këto do të bëjnë më të fortë dhe kjo do të sherbejë gjithmonë në vazhdim,”-shkruan Prenga.

Pak ditë më parë u raportua se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova. I dashur i Prengës siç konfirmuan burime për “Prive” nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.

Madje edhe vetë Ledjana e ka konfirmuar, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram ku u pyet: “Çfarë të pëlqen më shumë nga Kosova?”

Ajo nuk hezitoi të përgjigjej duke shkruar: “Djemtë e Kosovës”, pa dhënë detaje mbi personin që i ka vjedhur zemrën.

Këtë herë teksa një fans e komplimenton dhe e pyet nëse e jep nëna në Mitrovicë, Ledjana shkruan: “Aty afër po më jep.”

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.