News

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh” Ambasadori britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Share on the social medias

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith, në një intervistë televizive ka paralajmëruar se do të ketë një valë të dytë shpalljesh ‘non grata’ politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri.

Diplomati i lartë u shpreh se veprime të ngjashme do të ndërmerren, por emrat tha ai nuk bëhen publik për disa arsye ligjore.

“Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë”, tha ndër të tjera ambasadori.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.