Magazine Showbizz

Disa muaj pas lindjes, aktori turk Kivanç Tatlitug shfaqet për herë të parë publikisht me të birin

Share on the social medias

Disa muaj më parë, aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, stilistja Basak Dizer solli në jetë një djalë.

Mirëpo, vetëm ditët e fundit ai është kapur mat për herë të parë duke mbajtur në krahë djalin e tij.

Ndërkohë që të gjithë fansat e tij mezi po prisnin të shihnin vogëlushin, aktori prezantoi të birin dhe u bë kryefjala e mediave rozë.

Theksojmë që Kivanç e ka pagëzuar djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug mbante në serialin e njohur “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë./abcnews

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.