Magazine Showbizz

“Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”, Ledri Vula blen shtëpi të re

Share on the social medias

Ledri Vula është padyshim një ndër reperët më të pëlqyer për publikun. Ai ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve. Dhe sigurisht ky sukses sjell të ardhura të larta.

Së fundmi, reperi ka blerë një shtëpi në Prishtinë. Ai ka ndarë disa foto ku shfaqet duke firmosur dokumentet.

Reperi ka thumbuar kolegët lidhur me blerjen e klikimeve, pasi shumë akuzohen për një gjë të tillë.

“Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”, shkroi këngëtari krahas fotove. Kujtojmë që reperi po jeton prej kohësh historinë e dashurisë me Sara Hoxhën, me të cilën ka dhe vajzën Poem Blu.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.