News

Denoncimi i çuditshëm i Berishës: Nuredin Dumani bën plazh në Golem

Share on the social medias

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denocim të çuditshëm, në të cilin pretendohet se eleminuesi me pagesë, Nuredin Dumani, ndodhet me pushime në Golem.

Berisha është shprehur se ka qenë një qytetar i cili i ka treguar këto të dhëna.

Në mesazhin e pretenduar të qytetarit, thuhet se ai ishte mes turistëve dhe i shoqëruar nga forcat e policisë.

Mesazhi i Berishës:

🔴 Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.

E pashe me syte e mi bashke me bashkeshortin ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.