Magazine Showbizz

Çmenduri shqiptare! Qytetari: Bëra foto me Ermalin në restorant, na e faturuan 6000 euro

Share on the social medias

Që Shqipëria është vendi i çudirave, kjo provohet çdo ditë që kalon. Por siç duket, absurditeti që mbart ky vend, po pasuron aktorët e humorit që sot janë bërë këshilltarë jetese dhe shesin edhe kurse nga 20.000 euro.

Një episod i pazakontë është regjistruar në restorantin e aktorit Ermal Mamaqi ku i kanë shtuar në faturë një klienti tarifën prej 6000€ për një foto me këtë të fundit.

Ai shkruan se kjo ngjarje e turpshme nuk ndodh as në Hollywood dhe po ta dinte se diçka e tillë do të ndodhte nuk do kishte pranuar kurrë të bënte foto me të.

Në një farë mënyre, klienti shkruan se po i kërkonin të paguante për foton me të, pavarësisht se ia kishin kërkuar në formë shakaje “me të qeshur, me të ngjeshur”.

Shërbimi është shtuar në faturë me shkrim dore, teksa klienti nuk e ka pritur aspak mirë.

Qytetari i shokuar shkruan:

“Mirembrema joq. Kisha njerezit e mi qe kane ardhe nga amerika dhe kishin deshire te vinin tek lokali Ermalit. Ne fund kerkuam foto dhe shiko cfare na solli Kamarieri ne fund. As ne Hollywood nuk ndodhin kto. Edhe pse mund te duket si shaka na faturuan per turp! Me te qeshur me te ngjeshur na kerkuan 6000 euro si pjese e trajnimeve te tij..”/JOQALBANIA

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.