Çfarë pritet të sjellë anticikloni i fuqishëm në Shqipëri ditët në vijim

Ky anticiklon i fuqishëm që shihet në fotografinë kryesore parashihet që nga territori i Francës të arrijë në Ballkan duke kushtëzuar mot plotësisht stabil dhe pa reshje atmosferike. Mëngjesi i nesërm pritet të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica dhe mundësi edhe për mjegull, kurse dita kryesisht stabile dhe me rritje të lehta të temperaturave.

Të dielën pritet të jemi nën ndikimin e bërthames anticiklonike, por njëkohësisht presioni i ajrit do të fillojë të ulet dhe kjo shënon dobësimin dhe shpërbërjen e kësaj mase të thatë anticiklonike. Na pret një e diele kryesisht stabile dhe me temperatura pak mbi mesatare, pra na pret një e diele me mot mjaft të këndshëm vjeshtor.

Nga e hëna fushat ciklonike do të fillojnë të fuqizohen përsëri në Mesdhe dhe herë pas here pritet të depërtojnë edhe në Ballkan duke na sjellur reshje shiu aq shumë të nevojshme. Përderisa Evropa pritet të ketë rrymime ajrore të ftohta dhe mundësi edhe për reshje bore Ballkani do të vazhdojë të jetë në sektorin e ngrohtë të masave ajrore dhe reshje e herëpashershme priten të jenë kryesisht në formë të shiut, me borë vetëm në viset më të larta malore. Reshje bore në viset tona më të ulëta sipas të gjitha gjasave pritet të kemi tek në Dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX