News

Çfarë po ndodh? Radhë e gjatë automjetesh në Kakavijë, ja si paraqitet situata

Share on the social medias

Mëngjesin e ditës së sotme janë shënuar sërish radhë të gjata automjetesh në doganën e Kakavijës. Për shkak të fluksit të madh, qytetarët detyrohen të presin disa orë në radhë për tu futur në Shqipëri.

Mësohet se pala greke gjatë natës ka punuar vetëm me një sportel, çka ka sjellë edhe radhën e automjeteve. Por, prej orëve të para të mëngjesit, pala greke ka vënë në dispozicion 2 sportele për kalimin e automjeteve. Ndërkohë, për shkak të fluksit të madh pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa 2 sportele në dalje.

Radhë automjetesh ka edhe në doganën e Kapshticës, ku pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Edhe ditën e djeshme ka pasur fluks dhe radhë në hyrje të Shqipërisë në Kakavijë dhe Kapshticë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.