News

Çfarë po ndodh në vendin tonë? Pas Gramshit radhën e ka uzina e Poliçanit, arrestohen dy shtetas të huaj

Share on the social medias

Pas ngjarjes në uzinën e Gramshit, duket se një tjetër precedent i ri po përsëritet. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se dy shtetas të huaj janë kapur sot teksa fotografoni uzinën e Poliçanit.

Lala raporton se prezencë e madhe e policisë ushtarake është raportuar në këtë uzinën.

Një zyrtar i lartë i policisë tha për Lalën se dy shtetas të huaj janë ndaluar teksa po fotografonin pjesën e një tuneli që të dërgonte në ambiente te brendshme të uzinës së Poliçanit, ndërsa shtoi se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë prokurorët.

Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH.

Mendohet se dy personat e ndaluar janë femra, ndërsa mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin aerematime.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.