Çfarë paska ndodhur mes tyre? Ledjana rikthehet në ‘Përputhen’, i dërgon mesazhin ‘e koduar’ Mevlanit

Ledjana mori pjesë mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”, ku foli për marrëdhënien me Mevlanin dhe Antonelën. Ajo tregoi se ka shkëputur prej kohësh çdo kontakt me ta.

Ledjana u ndal dhe te vëllai i Mevlanit, i cili është bërë pjesë e programit. Ajo i uroi suksese, por tha se nuk do pranonte kurrë që vëllai i saj të bëhej pjesë e ‘Përputhen’.

Ledjana: Që në momentin që kam dalë nga programi, Mevlanit i kam bërë bllok gjithandej. Mendoj që është histori e mbyllur. Kur është një moment që vjen fundi, thua nuk ka dicka që ka përmirësim. Po të kisha pasur ndonjë peng, do t’i kisha hequr bllokun dhe do t’i kisha shkruar.

Pyetje: Po me Antonelën jeni shoqe?

Ledjana: Jo, nuk flas. Zënkat kanë qenë të vërteta. Për vëllain e Mevlanit, i uroj suksese. Për vëllain tim, nuk do të pranoja kurrë. E para se nuk gjeta dashuri, e dyta se gjeta një zhgënjim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX