Çfarë ndodhi? Butrinti ndan foton nga spitali krah njeriut të dashur

Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë një foto nga spitali, ku siç duket është e shtruar nëna e tij.

Në një postim në Instastory Butrinti duket duke i mbajtur dorën nënës së tij.

Nuk dihet çfarë problem ka pasur nëna e këngëtarit, por ai i ka qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Ndërkohë, pak kohë më parë Butrinti ka lajmëruar se gjatë dhjetorit do të lancojë një projekt të ri muzikor.

Ai e ka bërë të ditur lajmin në një postim në Instastory, ku edhe pyet fansat nëse duan që kënga të jetë një bashkëpunim apo solo.

Butrinti po korr vetëm suksese me këngën “Kuku” që arriti brenda ditës 500 mijë streams në Spotify.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.