Çfarë deklaroi Lulzim Basha para prokurorëve belg? Gazetari Qyno zbulon prapaskenat

Gazetari Elton Qyno ka folur për hyrjen e dy makinave “Toyota” me para në portin e Durrësit dhe ardhjen e prokurorëve belgë për të marrë në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha.

Për gazetarin Elton Qyno, frika për itinerarinqë qarkullonte automjeti, bëri që të mos kishte asnjë lëvizje.

Në këtë linjë tha se, shpresohej se në portin e Durrësit, paratë do të kalonin me dorovitje.

“U kontrolluan që të gjithë automjetet, pasi skaneri zbuloi njollën. Basha ka ditur diçka rreth kësaj sasie parash dhe e ka përdorur politikisht. Është hera e dytë që Basha merret në pyetje, u bë etaloni kryesor ku belgët i bien “brinjëve”. Në dijeninë time Lulzim Basha nuk e ka treguar, burimin e informacionit”, – deklaroi gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.