Capital T dhe Adrola Dushi fejohen?! Rrjeti ‘zien’ nga urimet (FOTO)

Thashethemet për Capital T dhe Adrola Dushin u rikthyen sërish, madje kësaj here me lajme më të forta se kurrë.

Rrjeti po ‘zien’ nga urimet për fejesën e tyre dhe nuk dihet se cila është e vërteta pas kësaj.

Gjithçka nisi pasi reperi postoi një fotografi së bashku me Adrolën, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ishin komentuesit ata që filluan të uronin këngëtarin.

Reperi shtoi sipër fotos linkun ku Adrola është protagoniste në një nga këngët e tij.

Ky veprim, mendohet të jetë bërë nga ana e këngëtarit për t’i ndaluar komentet që po merrte vazhdimisht.

Dyshja kanë reaguar disa herë lidhur me këto lajme, madje modelja ka qenë e ashpër ndaj thashethemeve për diçka më shumë mes tyre.

Por mesa duket, dyshja e shijon këtë fakt sepse sa herë ndjekësit bien në qetësi, kemi ndonjë ngacmim nga ana e tyre.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX