Magazine Showbizz

Bora Zemani ruan videon e Donaldit dhe Beatrix në TikTok, këngëtarja e ‘thumbon’ hapur në postimin e fundit

Share on the social medias

Bora Zemani duket se ka ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix në TikTok, për shkak të ndryshimeve të fundit të aplikacionit, personi që ka publikuar videon mund ta shohë se kush e ruan atë.

Faqja e fansave “Wickedgame” ka postuar një video të Donaldit dhe Beatrixës kur ata po shijonin lidhjen gjatë qëndrimit në Big Brother teksa shihen duke u përqafuar, sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar.

Ende pa u konfirmuar lajmi, ka ardhur një reagim i menjëhershëm i Beatrix e cila ka bërë një postim në Tik-Tok-ut, që duket si një thumb për Borën, këngëtarja ka realizuar një video teksa përdorë një frazë virale në këtë rrjete sociale teksa shkruan se edhe këtë ajo mund ta ruaj tek postimet e preferuara.

“Unë këtë e bëra kastile, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër. I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit./panorama

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.