Magazine Showbizz

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj përplasen në rrjete sociale, ja arsyeja

Share on the social medias

Moderatorja Bora Zemani e këngëtarja Beatrix Ramosaj janë dy nga emrat që tërheqin më së shumti vëmendje.

Të dyja janë të ndjekura mjaft shumë në rrjetet sociale, teksa historia e fundit me Donald Veshaj ka bërë që ato të përfliten mjaft shumë në mediat rozë.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Bora Zemani ka ripostuar një video që fansat e saj kanë krijuar. Krahas videos, moderatorja shkruan #teambora dhe #borators, duke i shoqëruar me një zemër.

Ajo ka shprehur dashurinë e saj për fansat edhe në seksionin e komenteve të videos së krijuar nga ata.

Në komente Bora shkruan: “Të mirat e mia”, shoqëruar përsëri me zemra.

Nga ana tjetër edhe Beatrix Ramosaj ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto për të falënderuar ndjekësit e saj.

Beatrix ka publikuar një foto-kolazh që kishin ndërtuar fansat e saj, krahas së cilës shkruan: “Ju dua! #teamtrixa.”

Ajo që vihet re është se të dyja kanë zgjedhur të njëjtën ditë për t’iu dedikuar një postim fansave të tyre.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.