Magazine Showbizz

Beti Njuma tregon pasionin e saj të veçantë, befasohet Rudina Dembacaj: Pse? Unë nuk i dija këto

Share on the social medias

Gazetarja Beti Njuma në një rrëfim për emisionin ‘Part Time’ tregoi se ngjitja në Everest kërkon një shumë të madhe parash, rreth 45-50 mijë euro.

Përballë moderatores Rudina Dembacaj, Beti Njuma ka folur më shumë rreth pasionit të saj për të ngjitur malet dhe eksperiencën e saj në kampin bazë në Everest.

Rudina Dembacaj: Pse ngjitesh në male, çfarë ndjen? Çfarë kënaqësie të jep kur ngjitesh?

Beti Njuma: E kam thënë dhe do ta përsëris, është sfidë me veten, është sfidë me aftësitë dhe me mundësitë e tua. Ti kërkon të arrish aty ku të tjerët nuk munden dot. Një kënaqësi e paparë, mjafton ta provoni njëherë.

Rudina Dembacaj: Cila është ajo gjë që ke dashur gjithmonë ta provosh, por nuk ke mundur?

Beti Njuma: Gjëja që nuk besoja se do ta bëja dot ishte ngjitja në Everest deri në kampin bazë ku shkova tani dhe në momentin që arrita atje, në 5 364 metra, kur shikoja diku Everesin që ishte i fshehur pas majave aty, thosha: Po tani a do të mundem?

Rudina Dembacaj: Do të ringjiteshe?

Beti Njuma: Deri në kampin bazë jo. Është një eksperiencë që e kam bërë. Do të ishte një sfidë shumë e madhe me veten ngjitja në Everest, por kërkon disa gjëra specifike, kërkon një shumë të madhe parash.

Rudina Dembacaj: Pse duhet dhe lekë për të ngjitur male?

Beti Njuma: Duhen të paktën 45-50 mijë euro për të ngjitur Everestin.

Rudina Dembacaj: Pse? Unë nuk i dija këto.

Beti Njuma: Duhet të paguash për hyrjen në Parkun Kombëtar të Sagarmathas, pastaj duhet minimalisht 40 ditë për klimatizimin, për veshjet e veçanta

Rudina Dembacaj: Pra, nuk është thjeshtë një hobi, por është një hobi që të merr lekë?

Beti Njuma: Është një hobi që kushton shumë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.