Berisha tregon se çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin me banorët e Katundit të Ri në Durrës ku dhe ka prezantuar dhe kandidatin për Durrësin, ka komentuar dhe vizitën e Edi Ramës në SHBA.

Në fjalën e tij, ai tha se Rama shkoi atje për të lobuar Aleksandër Vuçiç dhe jo për interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Ballkani i Hapur është një goditje e madhe. Në vetvete është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon. Ballkanin e Hapur nuk e firmos as Kosova dhe as Mali I Zi. Ballkanin e Hapur e firmos Rama që s’ka asnjë metër kufi me Serbinë. Lajmi që solli nga vizita ne SHBA ishte se SHBA përkrahin Ballkanin e Hapur. Sikur shkoi atje për të lobuar për Vuçiç dhe jo për interesat kombëtare shqiptare. Çka nuk u tha në komunikatën e SHBA. Ramën e ka kap Vuçiç për zverku. Ky është një anti-shqiptar i mirëfilltë. Kjo votë duhet të jetë votë shprese dhe ndryshimi”, – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.