News

Berisha thirrje për protesta të fuqishme: Do t’i tregojmë vendin qeverisë

Share on the social medias

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje dje për protesta, gjatë një takimi me fermerë.

Berisha tha se nëse ne nuk e largojmë këtë qeveri sa më shpejt, në mbledhjen tjetër nuk do të bëjmë gjë tjetër, veçse të vajtojmë më shumë.

Ish-kryeministri shprehu besim se me vullnet, me guxim dhe me vendosmëri, qytetarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie.

“Nëse ne nuk e largojmë këtë qeveri sa më shpejt, në mbledhjen e tjetër nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse të vajtojmë më shumë se kaq. Ndaj duhet të ngrihemi. Sot janë me dhjetëra e mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit, po ulin qepenat. Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë. Ju e thatë bukur këtu, as na ka pyetur. Cilido që të pyesësh, a ju ka pyetur kush për këtë ligj apo këtë vendim. Absolutisht jo! Asnjëherë! Ky vend nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët se ky njeri. Ky, përveçse mashtron çdo ditë, përveçse tregon cinizëm dhe shpërfillje, nuk pasqyron as nocionet më elementare të dijes në një fushë të caktuar. Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga ‘Ballkani i Hapur’, turizmi është më i përsosur…turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer… çdo ditë veritene dhe përegjeaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë. Unë kam besim se me vullnet, me guxim dhe me vendosmëri ne do t’i tregojmë vendin kësaj qeverie dhe ju garantoj se do realizojmë plotësisht të gjitha projektet dhe platformat për bujqësinë”, theksoi Berisha.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.