News

Berisha sfidon Uashingtonin, Londrën dhe Brukselin, ua bën të qartë se nuk e frikësojnë sanksionet dhe përcaktimet “non grata”, paralajmëron trazira në shtator

Share on the social medias

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon t’iu bëjë karshillëk ndërkombëtarëve, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe madje edhe Bashkimit Europian, të cilët i ka sfiduar hapur, ndërsa ua ka bërë të qartë se nuk e frikësojnë sanksionet dhe përcaktimet “non grata”.

Teksa ishte duke folur dje në konferencën e përjavshme për shtyp në selinë blu, ish-kryeministri u pyet për faktin se është i shpallur “non grata” nga dy shtetet më të mëdha SHBA dhe Britani e Madhe, të cilat siç edhe Berisha theksoi nuk i japin asnjë lloj habie, ndërsa shtoi, se sipas tij, kryeministri Edi Rama është i pashpresë dhe nuk do t’i shpëtojë uraganit të revoltave të qytetarëve.

“Përsa i përket atyre non gratave, Europa ka ligjet e veta, Parlamenti Europian ka të vetat, i ka të përcaktuara dhe unë nuk kam asnjë lloj impresioni nga ajo. Edi Rama është i pashpresë. Mund të marrë çdo hap vendim politik, por nuk do të shpëtojë dot nga ky revolucion që po zien”, deklaroi ai.

Më tej sh-kryeministri Berisha hodhi edhe akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka alergji nga vota e lirë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.